Sunday, March 23, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUshtria ruse ka humbur gjysmën e kapaciteteve luftarake

Ushtria ruse ka humbur gjysmën e kapaciteteve luftarake

Ushtria ruse ka humbur gjysmën e mjeteve të saj luftarake në Ukrainë, duke përfshirë 2 500 tanke, njoftoi sot shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, admirali Tony Radakin.

Gjatë një seance dëgjimore para Komitetit të Mbrojtjes të Dhomës së Komunave, Radakin theksoi se Rusia, aktualisht është dobësuar, duke mos patur forcën për të kryer kundërsulmin e saj.

“Vitin e kaluar, u përdorën 10 milionë predha artilerie, por në rastin më të mirë, mund të prodhohen vetëm një milion në vit”, shtoi ai, duke saktësuar se përballë humbjes së 2 500 tankeve, Moska mund të furnizojë ushtrinë e saj me 200 tanke të reja në vit.

Në lidhje me kundërsulmin e Kievit, admirali tha se nuk ishte një veprim “i vetëm”, ​​por një përpjekje e koordinuar dhe e qëndrueshme.

Për më tepër, strategjia ukrainase për presionin e vazhdueshëm mbi linjat e armikut po jep rezultate në terren.

Ai pranoi gjithashtu vështirësitë për shkak të gjatësisë së frontit, densitetit të madh të fushave të minuara ruse, mungesës së mbulimit ajror nga forcat e Kievit dhe faktit që Ukraina nuk i ka marrë akoma të gjitha armatimet e nevojshme nga aleatët e saj perëndimorë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ