Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG njofton se një total prej 10 miliardë metra kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani tani ka hyrë në Evropë nëpërmjet pikës së ndërlidhjes së Kipoit, në kufirin greko-turk, ku TAP lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP ). Nga këto 10 bcm, afërsisht 8,5 bcm janë dorëzuar në Itali.
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz në sektorin e Azerbajxhanit të Detit Kaspik për në Evropë. Tubacioni 878 km i gjatë lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, kalon Greqinë dhe Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të dalë në breg në Italinë Jugore. TAP do të lehtësojë furnizimin me gaz për vendet e Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të mundshëm.
Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes TAP pas përfundimit të Interkoneksionit Greqi Bullgari (IGB). Daljet e TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, së bashku me zbarkimin në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transport të mëtejshëm të gazit nga Azerbajxhani në tregjet më të gjera evropiane.
Si pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP është strategjikisht dhe ekonomikisht i rëndësishëm për Evropën dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të besueshëm në një burim të ri të gazit natyror. TAP luan një rol të rëndësishëm në rritjen e sigurisë energjetike të Evropës, diversifikimin e furnizimit, si dhe objektivat e saj të dekarbonizimit.
Aksionet e TAP-it janë bp (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).