Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE: Google ka shkelur rregullat e konkurrencës në reklama

BE: Google ka shkelur rregullat e konkurrencës në reklama

Bashkimi Evropian (BE) ka akuzuar kompaninë teknologjike Google për shkelje të rregullave të konkurrencës së tregut në aktivitetet e saj të reklamave digjitale. Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar se ka ngritur akuza zyrtare kundër platformës amerikane Google, për shkak se teknologjitë e saj të reklamave shkelin rregullat e konkurrencës së BE-së. KE-ja i dërgoi Google-s një paralajmërim zyrtar me pretendimet për abuzime në teknologjinë e reklamave në internet. Duke vënë në dukje se KE-ja i ka dhënë Google-s opinionin e tij paraprak se po shkel rregullat kundër monopolit të BE-së duke shtrembëruar konkurrencën në sektorin e teknologjisë “adtech”, deklarata e KE thekson se ”kundërshton preferencën e Google-s për shërbimet e tij të teknologjisë në internet ndaj ofruesve konkurrues të shërbimeve të teknologjisë së reklamave, shpalljeve dhe botuesve online”. Që nga viti 2014, pretendohet se Google ka abuzuar me pozicionin e saj në tregjet e reklamave dhe përzgjedhjes për të favorizuar shërbimet e veta, duke e lejuar kompaninë të paguaj tarifa më të larta për shërbimet e veta. Deklarata thekson se një sjellje e tillë shkel rregullat e BE-së që ndalojnë abuzimin e pozicionit dominues në treg dhe vë në dukje se masat e sjelljes nuk do të jenë efektive në parandalimin e rrezikut që Google të vazhdojë një sjellje të tillë të privilegjuar ose të vendosë masa të reja. BE-ja ka gjobitur Google-n me më shumë se tetë miliardë euro në hetime të ndryshme lidhur me konkurrencën në të kaluarën. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments