Wednesday, March 26, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE80 milionë dollarë për ”Dame mit Facher”

80 milionë dollarë për ”Dame mit Facher”

Portreti i fundit i pikturuar i Gustav Klimt mund të vendosë një rekord evropian kur të dalë në ankand në Londër më 27 qershor, njoftoi kompania e ankandeve ”Sotheby’s”. Piktura ”Dame mit Facher” (”Gruaja me erashkë”) vlerësohet të kapë shifrën e 80 milionë dollarëve. Piktura në fjalë është kryevepra e fundit e Klimt, e filluar në vitin 1917 dhe ende qëndron në studion e tij në kavaletë, kur artisti vdiq papritur në shkurt 1918, në kulmin e shkëlqimit të tij artistik, në moshën 55-vjeçare. Helena Newman, agjente arti, theksoi se ”vepra ishte pikturuar gjatë kulmit artistik të Klimt, kur ai po prodhonte disa nga veprat e tij më të famshme dhe eksperimentale”. “Shumë nga këto vepra, sigurisht portretet për të cilat ai njihet më shumë, janë porositur”, theksoi Newman, kreu i Sotheby’s për Evropën dhe kreu global i Artit Impresionist dhe Modern. Çmimi aktual më i lartë i arritur në ankand për një vepër arti në Evropë është rreth 80 milionë dollarë për “Walking Man I” të Alberto Giacomettit, që u shit në shkurt 2010. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ