Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIDita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Çdo vit, shtetet anembanë botës kremtojnë Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut. Kjo ditë vlen për ndërgjegjësimin ndaj nevojave për gjak të sigurtë si dhe për të falënderuar dhuruesit vullnetarë të gjakut. Shërbimi i dhënies së gjakut, u jep pacientëve akses në gjak të sigurtë dhe produkte gjaku në sasi të mjaftueshme dhe është një komponent kyç i një sistemi shëndetësor efektiv. Tema globale e Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut ndryshon çdo vit në shenjë vlerësimi ndaj individëve vetëmohues që dhurojnë gjakun e tyre për njerëz të panjohur për ta. Tema për vitin 2023 është “ Jepni gjak, jepni plazmë, dhuroni jetë, dhuroni më shpesh”. Fushata e këtij viti përqendrohet tek ata pacientë të cilëve do u duhen transfuzioni gjaku përgjatë gjithë jetës. Autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut në mënyrë të rregullt për të krijuar një rezervë të vazhdueshme gjaku, në mënyrë që pacientët në nevojë, të mund ta marrin atëherë kur do të kenë nevojë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments