Wednesday, March 26, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Paga mesatare, rritje me 9.2 % në tremujorin e parë

INSTAT: Paga mesatare, rritje me 9.2 % në tremujorin e parë

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2023 është 64.706 lekë, duke u rritur me 9.2 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit dhe informacioni dhe komunikacioni. Për këto kategori paga mesatare ishte respektivisht 119.206 lekë dhe 103 215 lekë.

Paga mesatare bruto për aktivitetin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, si ndër aktivitetet me pagë mesatare më të ulët se paga mesatare në nivel kombëtar, ka pasur rritjen më të lartë, prej 14.2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Profesionet e menaxherëve, ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë dhe specialistë me arsim të lartë (profesionistë), ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar

Referuar të dhënave, paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin shtetëror arriti në 74 205 lekë në tremujorin e parë të këtij viti. Në të njëjtën periudhë të vitit 2022 ishte 67045 lekë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ