Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, në fjalën përshëndetëse tha se, turizmi në Lezhë është në zhvillim e sipër dhe se po bëhet gjithçka për një turizëm sa më elitar. “Po punojmë dhe po mundohemi që të bëjmë më të mirën në një ndër plazhet më të bukura të Shqipërisë, ku natyra nuk është kursyer, por ka dhënë gjithçka, ku Zoti i ka falur detin, lagunën, historike, religjoze, artizanë të spikatur, kulinari të jashtëzakonshme që është një ndër më të mirat në rajon dhe në botë”, tha Ndreu. Time Kadria, deputetja e AAK Kosovë tha se, shqiptarët e Kosovës e vizitojnë Shqipërinë në çdo stinë, jo vetëm për turizëm, por sepse e duan. “Dimër, pranverë apo vjeshtë e frekuentojnë Shëngjinin, e frekuentojnë Shqipërinë, Tiranën dhe Durrësin. E vizitojnë të gjithë Shqipërinë sepse e duan dhe nuk ka ndarje dhe nuk ka kufi që e ndan popullin shqiptar”, tha ajo. Drejtues dhe përfaqësues të biznesit, pjesë e panairit, treguan se sa e rëndësishme është prezantimi i produkteve të tyre në këtë fillim të sezonit të ri turistik. Festa me rastin e çeljes së sezonit turistik vijoi për orë të tëra me ritmet e muzikës dhe pjesëmarrjen e artistëve të mirënjohur të skenë. atsh