Në një studim të ri gjerman, 42% e të anketuarve thanë se jeta e tyre ka ndryshuar në afat të gjatë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe masave të lidhura me qeverinë. Më 25 mars 2020, parlamenti gjerman miratoi masat kundër koronavirusit që do të ndikojnë pothuajse në çdo fushë të jetës gjatë dy viteve të ardhshme, nga kufizimet e kontaktit deri te rregullat e reja për të punuar nga shtëpia. Nga 2 098 pjesëmarrësit në sondazhin e kryer nga instituti i kërkimit të opinionit YouGov, 30% thanë se jeta e tyre kishte ndryshuar për keq si rezultat i pandemisë dhe masave të lidhura me to. 12% e të anketuarve thanë se ka pasur ndryshime kryesisht pozitive në jetën e tyre. Për gjysmën e të anketuarve, jeta nuk ka ndryshuar në afat të gjatë për shkak të pandemisë, sipas vlerësimit të tyre. Rreth 7% e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje. Të rinjtë thanë se kishin më shumë ndryshime negative në jetë sesa qytetarët e moshuar. atsh
Më shumë se 40% e gjermanëve besojnë se pandemia ndryshoi jetën e tyre
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on