Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDom Nikollë Kaçorri, firmëtar i Pavarësisë

Dom Nikollë Kaçorri, firmëtar i Pavarësisë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi se më 29 maj të vitit 1917, ndërroi jetë një nga figurat më kryesore të klerit katolik, Dom Nikollë Kaçorri.

Kaçorri qe firmëtar i aktit të Pavarësisë dhe zëvendëskryeministri i parë i Shqipërisë në kabinetin e Ismail Qemalit. Mësimet e para i mori në Troshan dhe më pas u shkollua në Romë, ku edhe u dorëzua meshtar në Delbnisht. Ka qenë anëtar i një sërë klubesh atdhetare (Vllaznia, Bashkimi), si edhe pjesëmarrës në disa Kongrese, si: Kongresi i Manastirit dhe ai i Elbasanit, ku për frymën e tij patriotike u dënua nga regjimi i Portës së Lartë.

Viti 1912 dhe hapat për pavarësim do ta gjenin Dom Nikollë Kaçorrin një organizator të përsosur të kryengritjeve shqiptare. Ai diti të ndërlidhte forcat e malësisë, katolik dhe myslimanë.

Imzot Kaçorri ishte aty kur mërgata e ardhur nga Trieste mbërriti në Durrës për të shtegtuar drejt Vlorës, në kërkim të lirisë së vendit.

DPA sjell një fotoportret të Kaçorrit dhe një letër e Arqipeshkvit të Durrësit drejtuar ambasadës së Austro-Hungarisë në Kostandinopojë, mbi dënimin e tij nga autoritetet osmane. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ