Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAShqipëri-Kosovë, promovim i ndërsjellë në fushën e turizmit

Shqipëri-Kosovë, promovim i ndërsjellë në fushën e turizmit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u prit në një takim nga kryetari i bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin bisedoi mbi promovimin e ndërsjellë në fushën e turizmit. Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me kryebashkiakun e Prishtinës. “Shumë pozitiv takimi me kryetarin energjik të Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama i cili po bën një punë të shkëlqyer për rritjen turistike të kryeqytetit. Do t’i kemi edhe më intensive komunikimet këtë periudhë për ta shtuar promovimin e ndërsjellë me qëllim zgjerimin e hartës turistike të mysafirëve nga Kosova që pushojnë në Shqipëri”, theksoi Kumbaro. Kumbaro u shpreh se, “do të shtojmë edhe flukset shqiptare në Prishtinë e më gjerë, gjë e cila do të nisë me prezantimin e platformës së përbashkët turistike, që do ta shfaqim në mbledhjen e dy qeverive në qershor”. Kumbaro ndodhet për vizitë në Kosovë, ku mori pjesë edhe në konferencën “Java e zhvillimit të qëndrueshëm” në Kosovë”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments