Monday, February 17, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Shtesa natyrore e popullsisë, pozitive në 2022-shin

INSTAT: Shtesa natyrore e popullsisë, pozitive në 2022-shin

Në vitin 2022 shtesa natyrore e popullsisë rezultoi pozitive, me 690 lindje më shumë sesa vdekje, duke iu rikthyer trendit pozitiv para pandemisë. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja, duke shënuar një rënie me 9.3 %, krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i vdekjeve ishte 23.998 persona, duke shënuar një rënie me 21.3 %, krahasuar me një vit më parë. Pesë qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Qarku me shtesën natyrore më të lartë ishte Tirana, me 3262 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët ishte Korça, me 959 vdekje më shumë se sa lindje. Të dhënat paraprake të INSTAT-it tregojnë se, numri i lindjeve për tremujorin e parë 2023 është 5164, duke shënuar një rënie me 16.9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022, ndërsa numri i vdekjeve është 5557, duke shënuar një rënie prej 31.6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2023 regjistron 393 vdekje më shumë sesa lindje. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ