Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAA e dini se Temperaturat Globale ?!

A e dini se Temperaturat Globale ?!

Metodat më të sofistikuara dhe bashkohore në parashikimet klimatike janë Modelet Klimatike të parashikimit të cilët kanë si inpute fillestare të dhënat prej skenarëve të projeksioneve të parametrave kryesorë që formojnë apo ndikojnë klimën. Ndër skenarët më të përdorur mbi projeksionet e të cilëve bazohen Modelet Klimatike, janë skenarët e projeksioneve disa vjecare të temperaturave mesatare globale pasi ky parametër është një tregues shumë i rëndësishëm në përcaktimet klimatike. Për këtë arsye, në këtë studim është punuar për vlerësimin e tendencave të temperaturës mesatare globale, kontinentale dhe në vijim tendencave termike lokale për 10, 20 vitet e ardhshme apo tendencat deri në fund të këtij shekulli.

Analizat e realizuara mbi tendencën e temperaturës mesatare vjetore në rang global (tokë-oqean) kanë treguar se dekada 2001 and 2010 rezulton me një anomali termike nga 0.77°C në 0.80°C mbi temperaturën mesatare vjetore të regjistruar gjatë periudhës (1960 – 1990) e konsideruar në rang global si periudhë me klimë normale. Kjo anomali rezulton të jetë e ndryshme në zona të caktuara të globit dhe konkretisht rajonet e Arktikut prezantojnë rritje të temperaturave të rendit më të lartë se rritja e mesatares globale.

Vlerësimet më të mira për tendencat e temperaturës mesatare vjetore në rang global i takojnë intervalit të vlerave [1.8, 4.0°C] mbi temperaturën mesatare globale të periudhës klimatike normale 1960 – 1990 (Figura 15) bazuar në raportet më të fundit të Kombeve të Bashkuara (Intergovernmental Panel on Climate Change – The IPCC Assessment Report 2007).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments