Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAFillojnë përgatitjet për zbatimin e vendimit për liberalizimin e vizave

Fillojnë përgatitjet për zbatimin e vendimit për liberalizimin e vizave

Liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Schengen. Autoritetet kufitare të Bashkimit Evropian nga sot fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, legjislacioni do të zbatohet në të gjitha pikë-kalimet kufitare. Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha. “Nga sot liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Shengen. Ndonëse praktikisht qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm drejt zonës Shengen nga 1 janari, nga sot autoritetet kufitare të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikë kalimet kufitare të zonës Shengen”, ka shkruar ai në Facebook. Kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen nga 1 janari i vitit 2024. Vendimi për liberalizimin e vizave është miratuar javë më parë nga Parlamenti Evropian. Një ditë më vonë ai është nënshkruar, duke shënuar kështu fundin e procesit të gjatë të regjimit të vizave për kosovarët. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ