Ne jemi pro anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, por jemi edhe për anëtarësimin e vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani në konferencën ”The State of the Union”. ”Nëse nuk i anëtarësojmë këto vende rrezikojmë të largohemi nga popujt, që në çdo rast kanë një vizion dhe një traditë të përbashkët me tonën, nën ndikimin e realiteteve të tjera që nuk kanë të njëjtin emërues më të ulët të përbashkët”, theksoi Tajani. ”Ne mbështesim të gjitha nismat e paqes, atë të Vatikanit, atë të Kinës, dhe unë shpresoj se do të çojnë në një zgjidhje pozitive. Ne e duam paqen dhe punojmë për të. Paqja sigurisht nuk mund të jetë dorëzim i Ukrainës”, shtoi ai. atsh
Tajani: Pro hyrjes së Ukrainës në BE, por edhe të Ballkanit Perëndimor
RELATED ARTICLES