Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETUkraina e lirë

Ukraina e lirë

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar ditën e sotme vendimin “Për emërtimin e një rruge me emrin “Ukraina e lirë”

“Është një simbolikë tjetër se s’mund të rrimë duarkryq! Nuk është e rastit që pikërisht në atë rrugë ndodhet edhe ambasada e Rusisë, Serbisë dhe Kosovës! Është e rëndësishme të flasësh me simbole. Ama duhet të flasësh siç duhet, duhet të veprosh siç duhet e të bësh gjestet e duhura për të mirën e njeriut. Është një shenjë simbolike miqësie emri i rrugës Heronjtë e Ukrainës. Në këtë mënyrë, së pari dëshmojmë publikisht mbështetjen dhe së dyti kemi bërë një gjest kuptimplotë, një gjest human,” tha ndër të tjera Veliaj.

Bashkia e re e Tiranës kufizohet në veri me bashkitë Vorë, Kamëz dhe Krujë, në verilindje me bashkinë Klos, në lindje me bashkitë Bulqizë dhe Librazhd, në jug me bashkitë Elbasan dhe Peqin dhe në perëndim me bashkitë Rrogozhinë, Kavajë, Durrës dhe Shijak.

Sipas censusit të vitit 2011, në territorin e bashkisë së re Tiranë banojnë 557,422 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil banojnë 757,361 banorë. Me një sipërfaqe prej 1,110.03 kilometrash katrorë, densiteti i popullsisë është 682 banorë km2. Kjo bashki përbëhet nga 25 njësi administrative. Në territorin e kësaj bashkie ka dy qytete dhe 135 fshatra.

Tirana është bashkia më e madhe në vend si për nga popullsia, ashtu edhe nga territori. Ajo shtrihet në tri zona gjeografike të veçanta; zona bujqësore në veri, perëndim dhe jug, zona urbane e Tiranës dhe e katër komunave rrethuese, pjesërisht të urbanizuara si dhe zona e thyer malore në lindje. Tirana është një zonë e pasur me burime ujore, pasi përshkohet nga lumenjtë Erzen, lumi i Tiranës dhe lumi Tërkuzë. Në territorin e saj ndodhen edhe një numër i konsiderueshëm liqenesh artificiale, të ndërtuara si në zonat malore, ashtu edhe në ultësirë. Në territorin e bashkisë së re gjendet edhe Parku Kombëtar i Dajtit.

Qyteti i Tiranës është zemra ekonomike e Shqipërisë, me përqendrimin e numrit më të madh të bizneseve në shkallë vendi si dhe me zhvillimin e industrisë së lehtë. Fuqia ekonomike e Tiranës dallohet te sasia shumë më e lartë e kursimeve dhe e kreditit në rang kombëtar, te të ardhurat tatimore, të cilat në masë dërrmuese realizohen në Tiranë si dhe te zhvillimi i sektorit të ndërtimit.

Komuna e Kasharit, e cila përfshihet në territorin e bashkisë së re konsiderohet zona më e industrializuar e vendit, si pasojë e përqendrimit të bizneseve dhe industrisë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Zonat bujqësore të Tiranës janë përqendruar në shkallë të gjerë te blegtoria dhe prodhimet e qumështit, por edhe tek agroturizmi. Zonat kodrinore rreth Tiranës kanë gjithashtu traditë ullirin dhe drurët frutorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments