Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMet Gala 2023 Karl Lagerfeld

Met Gala 2023 Karl Lagerfeld

Tema e veshjes në “Met Gala” këtë vit, për të ftuarit e listës A ishte homazhi për stilistin gjerman, Karl Lagerfeld, i cili vdiq në moshën 85-vjeçare, në vitin 2019, sipas BBC. Lagerfeld shërbeu si drejtor kreativ i “Chanel” nga viti 1983 deri në vdekjen e tij, dhe shumë pjesëmarrës në “Met Gala” zgjodhën të vishnin veshje klasike nga shtëpia franceze e modës për nder të tij. Por, personazhe të tjerë preferuan t’i referoheshin maces së stilistit gjerman, Choupette, e cila ishte sinonim i pamjes së Lagerfeld, me syzet e diellit dhe flokët e bardha. Choupette, fatkeqësisht nuk mori pjesë në event. Më poshtë vijojnë disa nga veshjet më tërheqëse të “Met Gala” këtë vit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments