Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH:Kredia në Mars shënoi 28 mld lekë

BSH:Kredia në Mars shënoi 28 mld lekë

Kredia e re për ekonominë pësoi një rënie shumë të lehtë në muajin mars dhe në pjesën e parë të këtij viti po reziston në nivele të kënaqshme, pavarësisht rritjes së normave të interesit. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, për muajin mars kredia e re kishte vlerën e 28 miliardë lekëve, në rënie me vetëm 0.5 % krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Për të gjithë tremujorin e parë të vitit, kredia e re për ekonominë shqiptare arriti vlerën e 63.8 miliardë lekëve, në rënie me 2.9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas BSH-së në krahasimin e shifrave të kredisë së re duhet pasur parasysh edhe efekti i kursit të këmbimit. Në fund të muajit mars të këtij viti, kursi i euros ndaj lekut rezultonte i zhvlerësuar me pothuajse 7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po të shohim statistikat, rreth 58 % e kredisë për tremujorin e parë është dhënë në monedhën euro. Nëse e zhveshim këtë shumë nga efekti negativ i kursit të këmbimit, kredia për ekonominë do të rezultonte në rritje krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments