PFV-ja do t’i japë përparësi sigurimit të qëndrueshmërisë klimatike duke bërë të mundur furnizimin me energji elektrike edhe në kushtet e reshjeve të çrregullta, si dhe duke instaluar panelet në sipërfaqe më të larta për t’i mbrojtur ato nga përmbytjet. Financimi i përshtatjes klimatike i ofruar nga IFC-ja do të diversifikojë burimet e energjisë së rinovueshme të Shqipërisë, duke kontribuuar në fuqizimin e sektorit të energjisë.
IFC-ja është institucioni më i madh financiar zhvillimor që mbështet sektorin privat në tregjet në zhvillim, duke investuar drejtpërdrejt si dhe në partneritet me institucione financiare në sektorët inteligjent ndaj klimës (climate-smart). Ky projekt nxjerr në pah rolin kyç të IFC-së në hartimin e axhendës së energjisë së rinovueshme të vendit në përputhje me qasjen strategjike të IFC-së ndaj ndryshimeve klimatike. atsh