Orët e para të ditës do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat pritet të gjenerojnë reshje të pakta shiu në zonat Veriore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat gradualisht të shtohen në të gjithë Kosovën, duke sjellë reshje shiu herë pas here edhe në formë rrebeshi në zona të izoluara. Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë Ballkanin Veriperëndimor do të diktojnë motin edhe në MV, duke bërë që të ketë vranësira të shpeshta. Pritet që vranësirat e shpeshta të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë momente me pika shi në MV, të cilat më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës. Ndërsa gjatë orëve të para të ditës do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Kontinenti Europian në pjesën më të madhe PARAQITET në dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në Vendet Nordike reshje dëbore, Gjithashtu Britania e madhe, Europa Qëndrore dhe Rajoni i Ballkanit do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu , te cilat pritet të jenë në formë rrebeshi. POR në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë pjesa më e madhe e brigjeve të Egjeut, gadishulli Iberik dhe Europa Lindore të cilat do të paraqesin alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Rajoni,Europa Moti-E Hënë 24 Prill 2023
RELATED ARTICLES