Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjermania dorëzon sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot” në Ukrainë

Gjermania dorëzon sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot” në Ukrainë

Gjermania i ka dorëzuar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore “Patriot” për të ndihmuar vendin të mbrohet nga sulmet e shpeshta raketore ruse. Forcat e armatosura të Gjermanisë, Bundeswehr, gjithashtu do të trajnojnë ushtarët në një program të shpejtë. “Sot qielli ukrainas bëhet më i sigurt sepse sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot” kanë mbërritur në Ukrainë”, shkroi në Twitter ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov. “Partnerët tanë e kanë mbajtur fjalën. Ky është rezultat i punës së palodhur të udhëhequr nga presidenti, Volodymyr Zelensky”, shtoi ai. Sistemi “Patriot” shërben si radar gjurmues për të përgjuar në objektiv. Ai mund të përdoret për të luftuar avionët dhe raketat balistike të forcave ruse. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord t’i sigurojnë Ukrainës një nga sistemet, të cilat janë kyçe për t’iu kundërvënë sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës civile. “Ushtarët ukrainas u trajnuan nga ekspertë të forcave gjermane dhe amerikane, në një nga vendet anëtare të NATOS-s, ku u zhvilluan edhe manovra të përbashkëta ushtarake”, sipas burimeve. Ekuipazhet operative ukrainase tani janë në gjendje të ngrenë sistemin e armëve dhe të qëllojnë mbi objektivat që afrohen. Dy javë më parë, Ukraina mori gjithashtu një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore “Iris-T SLM” nga Gjermania.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ