Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIYield-et e bonove 12-mujore zbritën në 3.82 %

Yield-et e bonove 12-mujore zbritën në 3.82 %

Yield-et e bonove 12-mujore pësuan rënie në ankandin e kësaj jave. Sipas Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në nivelin 3.82 %, nga 3.91 % që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Rënia e mëtejshme e yield-eve duket rezultat i nivelit të lartë të likuiditetit në treg, por edhe e rënies së inflacionit mesatar dhe inflacionit bazë gjatë muajit mars, që kanë ulur më shumë pritshmëritë për rritje të mëtejshme të normës bazë të interesit për muajt në vazhdim. Nga 9 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, vlera e totale e kërkesave të paraqitura në ankand arriti në 12.2 miliardë lekë. Frenimi i rritjes së yield-eve favorizon ruajtjen e kostove të përmbajtura të huamarrjes për qeverinë shqiptare, por edhe për huamarrësit privatë. Kjo do të thotë se shtrenjtimi i këstit për huamarrësit që kanë të parashikuar rishikimin në këtë periudhë do të jetë ndjeshëm më i ulët krahasuar me huamarrësit që e kishin këtë rishikim gjashtë muaj më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments