Shqipëria do të marrë pjesë në panairin e librit në Leipzig 2023 në bashkëpunim me projektin TRADUKI, ku këtë vit vendet e Evropës Juglindore prezantojnë letërsinë dhe autorët e tyre. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada gjermane në Tiranë, e cila informon se, nga data 27 deri më 30 prill në “Traduki Kafana” do të zhvillohen më shumë se 15 evente. Ambasada bën të ditur se, “Shqipëria shkon në Panairin e Librit në Leipzig 2023 me një katalog me mbi 100 botime të reja të suksesshme të vitit të kaluar. Aktivitetet letrare fokusohen në njohjen e autorëve të rinj premtues që janë vlerësuar me çmime të rëndësishme letrare”. Në bashkëpunim me Tradukin, autorja Lindita Arapi prezanton librin e saj “Motrat Shqiptare” dhe Arian Leka librin e tij “Porta e Mbyllur”. Lindita Arapi është një shkrimtare dhe gazetare shqiptare me banim në Gjermani. Në vitin 2011, romani i saj i parë “Vajzat me çelës në qafë” u vlerësua si Libri i Vitit në Shqipëri. Arian Leka është një poet dhe eseist shqiptar i cili ka marrë disa çmime letrare.
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on