Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi sot një takim me drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic. Krifca bëri të ditur se, në fokus të takimit ishin eksportet dhe lehtësimi i tregtisë dhe procedurave për eksportuesit. “I kemi vënë vetes objektiv ambicioz prej 1 miliardë dollarë eksporte bujqësore deri në 2030. Jemi në rrugë të mbarë me projeksionin tonë e punojmë çdo ditë për të lehtësuar aksesin në tregje dhe lehtësimin e tregtisë dhe procedurave për eksportuesit tanë. Nën këtë objektiv takova drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic”, shkruan ministrja, në postimin e saj në rrjetet sociale. Krifca theksoi se, me Emir Djikic kemi bashkëpunuar ngushtësisht për të pilotuar me sukses dhe me rezultatet më të larta në rajon objektivat e projektit SEED+ / CEFTA TRACES NT import-eksport. atsh
CEFTA:Objektivi, 1 miliardë dollarë eksporte bujqësore deri në 2030
RELATED ARTICLES