Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT:Inflacioni në mars 5.3%

INSTAT:Inflacioni në mars 5.3%

Inflacioni, i cili mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, shfaqi shenja të ndjeshme ngadalësimi edhe në muajin mars të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në muajin mars ishte 5.3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 5.7 %. Ndryshimi mujor i çmimeve të konsumit në muajin mars 2023, krahasuar me shkurt 2023 është 0.7 %. Nivelin më të lartë inflacioni e shënoi në muajin tetor të vitit të shkuar, kur arriti 8.3 %, ndërsa në nëntor, dhjetor, janar dhe shkurt shfaq tendencë rënie. Krahasuar me muajin mars 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 11 %, pasuar nga grupet “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.6 %, “argëtim dhe kulturë” me 4.7 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 4.6 %, “veshje dhe këpucë” me 3.7 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.2 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 2.8 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.6 %, “shërbimi arsimor” me 2 %, “komunikimi” me 1.4 % dhe “shëndeti” me 1.1 %. Nga ana tjetër grupi “transporti” shënoi ulje me 7.5 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me me 20.6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 15.9 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 13.6 %, “mish” me 11.4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 8 %, “bukë dhe drithra” me 5.6 %, etj. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments