Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën ( 5 prill ) raportin e stabilitetit financiar për 6-mujorin e dytë të vitit 2022. Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022, veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. Në tërësi, aktiviteti i sektorit bankar, depozitat dhe kreditë u zgjeruan, por ritmet e rritjes ishin më të ulëta se në periudhat e mëparshme duke reflektuar edhe ndikimin e mbiçmimit të kursit të këmbimit. Cilësia e kredisë vijoi përmirësimin dhe treguesit e tjerë të performancës dhe të qëndrueshmërisë financiare mbetën në nivele të përshtatshme. Në tërësi, ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve u paraqit i kontrolluar, por rreziqet e kreditit dhe të tregut kërkojnë vlerësim të vazhdueshëm dhe të kujdesshëm. Zhvillimet ekonomike përgjatë periudhës ishin pozitive, ku rritja ekonomike u shoqërua me ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit e të pagave. Politika fiskale ruajti një prirje konsoliduese në pjesën më të madhe të periudhës. Presionet inflacioniste mbetën të larta dhe Banka e Shqipërisë vijoi me normalizimin e politikës monetare. Megjithëse norma e inflacionit është ngadalësuar së fundi, rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme. Ato lidhen me pasigurinë që mbartin zhvillimet gjeopolitike dhe të tregjeve ndërkombëtare, por edhe me ecurinë e inflacionit, çështjet e sigurisë kibernetike dhe ndikimin e rritur të rreziqeve të tregut. Në këto kushte, mbetet e rëndësishme që politikat ekonomike të synojnë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, ndërsa institucionet financiare dhe autoritetet mbikëqyrëse të ruajnë një monitorim të kujdesshëm të zhvillimeve në veprimtarinë financiare dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të forcuar rezistencën e sistemit financiar dhe për të shmangur rreziqet për stabilitetin financiar. rtsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on