Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUkraina,150 automjete luftarake të këmbësorisë nga Polonia

Ukraina,150 automjete luftarake të këmbësorisë nga Polonia

Ukraina ka rritur numrin e porosisë për automjete luftarake të këmbësorisë me rrota nga Polonia fqinje nga 100 në 150 njësi, tha sot një zëdhënës i qeverisë. “Mjetet e blinduara të “KTO Rosomak” do të blihen me ndihmën financiare të ofruar nga SHBA-ja dhe BE-ja”, tha zëdhënësi Piotr Müller në Varshavë, një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi kryeqytetin. I pajisur me një top automatik 30 mm dhe i aftë për të transportuar tre anëtarë të ekuipazhit dhe tetë pasagjerë, Rosomak 22 tonësh është një version i licensuar i mjetit ushtarak finlandez “Patria AMV”. Për më tepër, Ukraina urdhëroi ndërtimin e më shumë se 50 mortajave vetëlëvizëse M120 Rak. Gjithashtu është planifikuar dorëzimi i 100 raketave për sistemet raketore kundërajrore me rreze të shkurtër veprimi. Sipas informacionit të qeverisë polake, vlera totale e pajisjeve mbrojtëse të dorëzuara në Ukrainë nga Polonia deri më tani arrin në 2.1 miliardë euro (2.29 miliardë dollarë). atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments