Pjesa me e madhe e Kosovës përgjatë ditës së enjte do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Parashikohet që herë pas here vranësirat të bëhen më të dukshme në territor e Kosovës, duke krijuar mundësi për shfaqje të flokëve të pakta të dëborës në zonat Perëndimore. Republika e MV prej disa ditësh ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe të fothta. Vranësirat e shpeshta do të vijojnë të dominojnë MV duke sjellë dhe reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Temepraturat e ajrit do të rregjistrojnë -4°C në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mesditës pritet që termometri të ngjitet derin në 12°C. Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Qëndra e kontinentit do të jenë në dominimin e vanësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu dhe dëbore. Gjithashtu nën ndikimin e msasave ajrore të paqëndrueshme do të jetë Europa Veriore, KU në Britanin e Madhe do të ketë reshje shiu. Ndërsa dëborë do të ketë në Skandinavi. POR Europa Lindore dhe ajo perëndimore kryesisht pritet të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm.
Rajoni,Europa Moti-E Enjte, 6 Prill 2023
RELATED ARTICLES