Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIWizz Air: 3 milionë bileta të shitura nga Tirana

Wizz Air: 3 milionë bileta të shitura nga Tirana

“Kemi 3 milionë bileta të shitura nga Tirana dhe synojmë të kalojmë pragun e 6 milionë pasagjerëve në Shqipëri”, tha Robert Carey, presidenti i kompanisë ajrore Wizz Air. Gjatë fjalës së tij në ditën e dytë të forumit “FESTA”, në panelin e dytë me temë “Perspektivat e investimeve strategjike”, ai tha se nga Tirana do të nisin fluturimet dhe me Arabinë Saudite këtë verë. Carey theksoi se, “këte verë do ta kemi trefishuar flotën tonë dhe po shohim që kërkesat nuk po ndalen”. “Kemi 10 mjete fluturuese dhe po fillojmë të vlerësojmë se kur duhet të sjellim të 11, 12. Tirana është ndër 5 bazat kryesore të linjës tonë. Shohim që ka potencial, krijojmë vende pune, sjellim stafin tonë, me çdo fluturim kemi pilotët, stjuardesat, kemi shumë staf dhe jemi krenar për faktin që nuk kemi sjellë vetëm turistë të rinj dhe më të shumtë por gjiithashtu bëjmë shumë për të ndërlidhur Shqipërinë me pjesën tjetër të botës, për të sjellë dhe marrë pasagjerë nga gjithë bota”, u shpreh ai. Ai tha se, “ne jemi linja ajrore me zhvillimin më të shpejtë në Evropë dhe festojmë 19-vjetorin në maj”. “U krijuan në 2004 dhe u fokusuam në Evropën Qendrore dhe Lindore, vijuam zhvillimin vit pas viti. Shqipëria ishte një nga tregjet që ne e kemi parë që herët që i vinte për shtat portofolit tonë. Filluam fluturimet këtu në 2017, diku tek 8 fluturime në 8 destinacione. Në 2020 lajmëruam bazën e parë këtu me tre mjete fluturuese. Sot kemi 10 mjete fluturuese dhe Tirana është baza me zhvillimin më të shpejtë që kemi pasur ndonjëherë”, tha Robert Carey, presidenti i kompanisë ajrore Wizz Air. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments