Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBonusi për pensionistët në prill, indeksimi në tetor

Bonusi për pensionistët në prill, indeksimi në tetor

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se të ardhurat që do të mblidhen nga taksa e jashtëzakonshme mbi kompanitë që operojnë në fushën e prodhimit të energjisë elektrike do të shkojnë për mbështetje të pensionistëve, ndërsa indeksimi do të kryhet në muajin tetor. Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur sot mbi zhvillimet e ekonomisë për vitin 2022, Ibrahimaj u shpreh se fondi që parashikohet të mblidhet nga kjo taksë llogaritet 8 miliardë lekë. “Kemi parashikuar në buxhet një të ardhur rreth 8 miliardë lekë. Masa e parë sociale me të cilën po ndërhyjmë është bonusi i pensionistëve, një formë kjo për të rritur të ardhurat e garantimin e mbulimit të diferencës së rritjes së çmimeve”, tha Ibrahimaj. Sa i përket indeksimit, i cili zakonisht ndodh në muajin prill, ministrja paralajmëroi se ky indeksim do të kryhet në muajin tetor, duke qenë se qeveria indeksoi me rreth 9.5 % pensionet në tetorin e vitit të shkuar, normë kjo më e lartë se inflacioni. “Indeksimi është një detyrim ligjor dhe ne e kemi bërë dy herë indeksimin e pensioneve në vitin që shkoi, me rreth 9.5 %. Kjo ishte një normë më e lartë se inflacioni mesatar i vitit të kaluar. Do të vijojmë në muajin tetor me indeksimin e pensioneve me mesataren 12- mujore pra tetor 2022- tetor 2023 për të pasur një normë më reale inflacionit dhe indeksim më të drejtë“, tha ministrja. Këtë javë, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se pensionistët do të marrin një bonus prej 5 mijë lekësh me pensionin e muajit prill. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments