Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIAMF: Mbi 187 mijë kontrata sigurimi në dy muaj

AMF: Mbi 187 mijë kontrata sigurimi në dy muaj

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shkurt 2023 kapën vlerën 3.2 miliardë lekë, ose 19.07 % më shumë se në janar-shkurt 2022. Referuar raportit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë 2-mujorit të parë të viti 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 187 030 me një rritje prej 13.06 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat tregojnë se tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.59 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës kanë 8.41 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 43.48 % dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56.52 % të totalit të tregut. Gjatë periudhës janar-shkurt 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në mbi 1 miliardë lekë, ose 27.76 % më shumë se në periudhën janar-shkurt 2022. Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik kapën vlerën 752 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 20.76 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ