Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIBioNTech zhvillon programin për kurimin e kancerit

BioNTech zhvillon programin për kurimin e kancerit

Pas raportimit të të ardhurave me vlerë 17,3 miliardë euro (18,6 miliardë dollarë) për vitin 2022, kompania gjermane e prodhimit të vaksinave “BioNTech” njoftoi se po punonte për zhvillimin e një programi që do të ndihmonte në kurimin e kancerit. Kompania, e cila fitoi famë ndërkombëtare për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19, e bazuar në acidin ribonukleik mRNA, tha se të ardhurat regjistruan shifrën më të ulët nga gati 19 miliardë euro që ishin në 2021. Fitimet neto arritën në 9.4 miliardë euro, nga 10.3 miliardë euro në vitin 2021. Kompania parashikoi një xhiro vjetore prej rreth 5 miliardë eurosh nga vaksina e saj gjatë 2023. Gjatë vitit 2021, “BioNTech” dhe partneri i saj amerikan “Pfizer” furnizuan mbi 2.6 miliardë doza të vaksinës. Kjo shifër regjistroi një rënie në rreth 2 miliardë, vitin e kaluar. Përveç vaksinave kundër koronavirusit, “BioNTech” po zhvillon një qasje në imunoterapi bazuar në mRNA për të luftuar sëmundjet infektive dhe autoimune, si dhe kancerin. Investimi në kërkim dhe zhvillim këtë vit pritet të jetë ndërmjet 2.4 miliardë dhe 2.6 miliardë euro. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ