Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISkema Kombëtare, 4 hapat e aplikimit me zero dokumente nga fermerët

Skema Kombëtare, 4 hapat e aplikimit me zero dokumente nga fermerët

Aplikimi për Skemat Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2023 janë hapur që prej ditës së djeshme dhe fermerët aplikojnë online në e-Albania me zero dokumente. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur katër hapat që duhet të ndjekin fermerët për kryerjen e aplikimit. “Fillimisht regjistrohu në e-Albania, si qytetar, me të dhënat e kartës tuaj të identitetit, zgjidh shërbimin “Aplikim për Skemën Kombëtare të mbështetjes për fermerët’’, zgjidh llojin e fermerit, vendndodhjen e fermës, masën si dhe sasinë për të cilën do të aplikoni dhe kliko dërgo. Vetëm katër hapa dhe aplikimi u krye me sukses”, informoi MBZHR. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është angazhuar maksimalisht në informimin e fermerëve me qëllim që askush të mos përjashtohet nga aplikimi i gabuar ndërsa në të gjithë vendin janë 20 agropika dhe 35 qendrat e AREB-ve në dispozicion të aplikantëve për Skemën Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi që zhvillohet nga data 20 mars deri më 11 prill 2023. Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare për vitin 2023 është 3,3 miliardë lekë. Skema Kombëtare financon 9 masa: Masa 1: Tufa bazë e matrikulluar (gjedhë). Masa 2: Bletaria. Masa 3: Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (dele, dhi).Masa 4: Fara, fidanë dhe inpute të tjera. Masa 5: Mbështetje për fermat organike. Masa 6: Certifikimi Global Gap. Masa 7: Rinovimi i infrastrukturës së anijeve të peshkimit. Masa 8: Mbështetje për ndërtimin e tregjeve bujqësore. Masa 9: Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments