Inspektorati Fitosanitar i AUV ka vendosur refuzimin e importit dhe kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës.
Gjatë inspektimeve të mëtejshme, analizat laboratorike të AUV kanë konstatuar aflatoksinë B1 mbi nivelin e lejuar edhe në produktin “Ushqim për viça deri 300 kg”. Inspektorati i AUV ka ndaluar shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen e produktit të identifikuar nga qarkullimi.
Aflatoksina B1 është një substancë toksike e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e kancerit gjatë ekspozimit afatgjatë.
Te kafshët qumështore, ajo mund të kalojë në qumësht në formën e aflatoksinës M1, duke paraqitur rrezik edhe për sigurinë ushqimore





