Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE nis mbledhjen e fondeve për viktimat e tërmetit në Turqi dhe...

BE nis mbledhjen e fondeve për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Konferenca ndërkombëtare e donatorëve për të mbështetur viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri do të mbahet sot në Bruksel. Në fillim të shkurtit, rajoni kufitar turko-sirian u godit nga dy tërmete të mëdha që lanë më shumë se 50 000 njerëz të vdekur dhe miliona të pastrehë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson do të jenë pritës të konferencës, ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të marrë pjesë me video. Donatorëve privatë dhe publikë nga të gjitha kombet u kërkohet të “nderojnë kujtimin e jetëve të humbura, heroizmin e atyre që u përgjigjën të parët dhe, më e rëndësishmja, të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për të mbijetuarit”, theksoi von der Leyen ndërsa njoftoi konferencën. Tërmetet janë “një fatkeqësi me përmasa historike”, tha Kristersson, vendi i të cilit aktualisht drejton Këshillin e Bashkimit Evropian, organi që përfaqëson vendet anëtare të BE-së. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments