Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, ka udhëtuar drejt Dardhës, prej nga ku ka sjellë një album fotosh mbresëlënëse, me tokën ende të mbuluar krejtësisht nga dëbora, megjithëse kemi hyrë në stinën e pranverës. Prefekti ka vizituar një nga zonat më të frekuentuara nga turistët dhe të apasionuarit e skive, pistën e skijimit Bigell. “Pasioni dhe dëshira për të ndërtuar një sipërmarrje të veçantë, bënë të mundur që falë përpjekjeve familja Tasho, të ndërtonte qendrën e parë te skijimit në vend, me një vlerë të madhe për zhvillimin e kulturës së skijimit në Shqipëri”, shkruan prefekti Jole në një postim në rrjetet sociale. Ski-Pista Bigell ka nisur të ndërtohet në vitin 2008, prej Thoma Tashos, së bashku me dy fëmijët e tij, Sokrati dhe Paola, një familje sportistësh të apasionuar. Qendra është e pajisur me 3 pista, një teleferik dhe një “tapet magjik” i cili iu vjen në ndihmë femijëve dhe fillestarëve. “Adresimi i problematikës së parkimit të mjeteve që e vizitojnë këtë atraksion me një fluks të madh, kryesisht përgjatë fundjavave në sezonin e dimrit, mbetet një çështje që dakortësuam për ta ndjekur bashkarisht me aktorët përgjegjës”, shkruan prefekti i Korçës, sipas të cilit kjo është një domosdoshmëri për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve drejt këtij destinacioni e për të mos penguar lëvizjen e banorëve të Dardhës dhe frekuentimin e bizneseve të tjera të zonës. atsh
Vizitorë të shumtë në pistat e skive në Dardhë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on