Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIVarhelyi: Shqipëria terminal të gazit të lëngshëm natyror

Varhelyi: Shqipëria terminal të gazit të lëngshëm natyror

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi se BE mbështet Shqipërinë për energjinë. Në fjalën e tij, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, dhe përfaqësuesin e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, Komisioneri Varhelyi theksoi se, “Shqipëria u ngrit më e fuqishme nga këto momente kritike pas tërmetit dhe pandemisë”. Ai tha se, “Shqipëria do të jetë e para që do të realizojë një terminal të gazit të lëngshëm natyror”. “Në qoftë se do të ktheja kokën pas, më kujtohet shumë mirë dita e parë në detyrë dhe ishte dita e tërmetit në Durrës dhe në rrethina. Më kujtohet më pas COVID-i që erdhi menjëherë më pas dhe më kujtohet sa të hidhëruar ishim së bashku me kryeministrin dhe jam shumë i lumtur të shoh që Shqipëria i ka tejkaluar këto pengesa. Shqipëria u ngrit më e fuqishme nga këto momente kritike. BE-ja ka qenë gjithmonë krah Shqipërisë edhe gjatë këtyre krizave ne do të jemi krah Shqipërisë, sepse tashmë energjia është kriza e re. Kjo është arsyeja pse kemi dhënë 1 miliard euro në paketën mbështetëse të energjisë. Elementet e para sapo do të mbërrijnë. Zëvendëspresidenti dhe Përfaqësuesi i Lartë e përmendi, 80 milionë euro në mbështetje në formë granti e në formë mbështetje buxhetore për Shqipërinë, por kjo nuk do të jetë mjaftueshëm pasi na duhet një sistem më rezistent e sovran energjetik për Ballkanin Perëndimor e Ballkani Perëndimor mund të shndërrohet në pikën e re hyrëse të energjisë për Evropën. Po punojmë së bashku. Shqipëria do të jetë e para që do të realizojë një terminal të gazit të lëngshëm natyror. Ne po kështu, po shohim nevojën për të sjellë më shumë gaz në kontinent dhe diskutuam sesi Evropa të mund të lidhet me atë projekt për shembull, me ndërtimin e asaj hallke që mungon”, tha Komisioneri. Po ashtu, Komisioneri tha se, diskutuan edhe temat që kishin diskutuar në samitin e kaluar. Terminali evropian i gazit të lëngshëm natyror për Ballkanin është përpjekja tjetër madhore që do të realizohet. “Natyrisht, këto zhvillime duhet ta sjellin ndryshimin në terren, sepse këtë po e bëjmë që të ndryshojmë realitetet në terren për njerëzit e po kështu dhe për bizneset. Në bazë të kësaj, do të nisë rajoni të rritet më shpejt, e parashikoj edhe më shpejt sesa Bashkimi Evropian, sepse ka një potencial të jashtëzakonshëm. Kjo është arsyeja pse jam i inkurajuar nga përkushtimi e dedikimi që shoh nga ana e qeverisë shqiptare, sepse shoh që po punojnë pareshtur për të ecur përpara me axhendën e BE-së”, tha Komisioneri Varhelyi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments