Kufizimet e detyrueshme të ujit më në fund po hiqen për gati shtatë milionë banorë, të cilët mbetën pa ujë në të gjithë Kaliforninë Jugore, pas stuhive të dimrit që kanë rritur nivelin e rezervuarëve dhe kanë lehtësuar mungesën e madhe që u shfaq gjatë periudhës më të thatë trevjeçare në shtetin amerikan. Bordi i Distriktit Metropolitan Ujor të Kalifornisë Jugore vendosi t’i japë fund mandatit të ruajtjes emergjente për agjencitë në disa qarqe në Los Anxheles, Ventura dhe San Bernardino që varen nga furnizimet e Projektit Shtetëror të Ujit. Zyrtarët thanë se ndryshimi reflekton përmirësime në furnizimet në dispozicion, por ata u kërkuan banorëve dhe bizneseve të vazhdojnë të kursejnë për të ndihmuar në adresimin e asaj që është ende një deficit uji, dhe të përgatiten për shkurtime të furnizimeve nga rezervuarët e varfëruar të lumit Kolorado. “Moti shumë i lagësht i këtij viti ka përmirësuar mjaftueshëm kushtet e furnizimit me ujë, saqë nuk kemi më nevojë të vendosim kufizimet që kishim për gati shtatë milionë njerëz”, tha menaxheri i burimeve ujore të Metropolitan, Brad Coffey. Vendimi i bordit të MWD të martën i jep fund masave emergjente të thatësirës që u vendosën në qershor 2022, të cilat kërkonin që gjashtë nga agjencitë anëtare të distriktit të kufizonin ujitjet në natyrë në një ditë në javë ose të reduktonin përdorimin e përgjithshëm të ujit për të qëndruar brenda kufijve të caktuar. atsh
Stuhitë lanë pa ujë shtatë milionë banorë në Kaliforni
RELATED ARTICLES