Orët e para të mëngjesit pritet të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, KU më të dukshme do të jenë pjesërisht në Qendër dhe Jug të Shqipëris. Ndërsa duke filluar në orët e mesditës dhe në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në të gjithë vendin. Në ultësirën perëndimore do të ketë edhe intervale të gjata me kthjellime. Ndërsa në zonat malore mbeten prezente vranësirat kalimtare. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.