Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 1.01 lekë dhe këmbehet me 107.81 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 114.55 lekëve, ose 0.58 lekë më shumë se ditën e martë. Me 1.36 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 130.16 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0.23 lekë dhe këmbehet me 116.96 lekë. Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje. atsh