Shfaqja “Muzgu” nisi rrugëtimin e saj 3-ditor në skenën e Teatrit të Operas e Baletit. “Muzgu” mbuloi gjithë skenën e TKOB-së mbrëmë, me përjetimin emocional që solli interpretimi mjeshtëror i trupës së baletit, në kërcimin kontemporan, kuruar deri në detaje nga koreografi i mirënjohur përtej kufijve shqiptarë, Eno Peçi. “Muzgu”, ku interpreton trupa e baletit të TKOB-së, do të vijojë edhe më datë 13 dhe 14 mars. Skenografia dhe kostumografia janë realizuar me mbështetjen e Harabel Contemporary Art Platform. “Muzg” vihet për herë të parë në skenë dhe koreografi Peçi ka pasur asistencën e Eldad Ben Sasson. atsh