Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTElina Xhengo, medalje ari në Kampionatin Evropian

Elina Xhengo, medalje ari në Kampionatin Evropian

Kampionati Evropian 2023 për hedhje shtize, çekiçi e gjyleje ka rikonfirmuar sukseset e atletes me origjinë shqiptare Elina Xhengo, e cila garon për Greqinë. Elina Xhengo është shpallur kampione evrope për hedhje shtize, duke arritur rezultatin 63,65 metra. “Një tjetër sukses i madh për sportet greke”, e cilësoi ambasada greke në Shqipëri, fitoren e Elinës, në një postim në rrjetet sociale. Po ky kampionat ka sjellë një tjetër medalje, për një tjetër sportist shqiptar. Atleti nga Kosova, Muhamet Ramadani, fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve U-23. Muhamet Ramadani e hodhi gjylen në largësinë 19.28 metra Kampionati Evropian i Hedhjeve u mbajt fundjavën që lamë pas, në Leiria të Portugalisë. Këto medalje janë një ogur i mirë për këta atletë, për në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments