Friday, March 8, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Islami në Europë”, ligjëratë akademike në ASHA

“Islami në Europë”, ligjëratë akademike në ASHA

 Në prag të Ditës Ndërkombëtare Kundër Islamofobisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin e Napolit, po organizon ligjëratën akademike nga prof. dr. Roberto Tottoli, rektor i Universitetit të Napolit L’Orientale.

Veprimtaria do të zhvillohet në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave, më 17 mars dhe mbahet në kuadër të 100-vjetorit të Kongresit të Tiranës dhe të shpalljes së pavarësisë së Bashkësisë Myslimane Shqiptare.

“Kur’an-i, Shkrimi i Shenjtë i Islamit dhe Islami në Europë” është ligjërata akademike që do të mbahet nga prof. dr. Roberto Tottoli, i cili do të sjellë fakte interesante mbi përkthimet e para të teksteve islamike dhe të Kuranit, në gadishullin Iberik e më gjerë.

Fillimisht Kurani u përkthye në latinisht. Ndërsa nga gjuhët evropiane ishte italishtja e para, në të cilën u përkthye libri i shenjtë. Vepra u botua në Venedik në 1547 nga Arrivabene, nën kujdesin e Gian Battista Castrodardo-s, shoqëruar me tekste për Muhamedin dhe të tjera tekste për Islamin.

Humanizmi dhe Rilindja Europiane shënuan një interes në rritje për Islamin si dhe për Kuranin, me synim mësimin e arabishtes. Ndërsa Lëvizja Iluministe Franceze nuk tregoi shumë interes për Kuranin, mirëpo i kushtoi më shumë vëmendje figurës së Muhamedit në një kontekst historik që tashmë kishte ndryshuar.

Ligjërata e rektorit të Universitetit të Napolit L’Orientale do të prekë çështje që vijnë deri në shekullin e 21-të. atsh

img-4
RELATED ARTICLES
img-5
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments