Një çadër me vete për sa kohë që moti këtë fundjavë do të jetë i paqëndrueshëm. Vranësirat dhe rrebeshet e shiut të herëpashershme kanë përfshirë thuajse gjithë territorin. Në zonat bregdetare këtë të premte problematike do të jetë era. “I gjithë qarku i Vlorës do të ketë rrebeshe dhe stuhi të forta ere, duke sjellë probleme me trafikun detar.” Megjithatë kjo do jetë një situatë e përkohshme dhe kalimtare. Pas së dielës do të kthehen ditët me diell. “Dita e diel dhe e gjithë java tjetër do jetë e kthjellët, me vranësira të lehta, disa ditë me radhë të kemi ditë me diell “ Ndonëse jemi në pranverë, temperaturat tipike të stinës nuk i kemi ndjerë ende. Java e ardhshme pritet të sjellë mot më të ngrohtë. “Marsi është futur me temperatura më të ulëta krahasuar me vlerat normale. Që nga e diela dhe e gjithë java tjetër, vlerat termike në mesditë do jenë rreth vlerës 20 apo 21 gradë.” Pas datës 25 të muajit pritet sërish një ndryshim drastik i motit, pasi vendi do përfshihet nga reshjet e shiut.
Tv Klan – Pranverë e vonë në Shqipëri |Lajme-News
RELATED ARTICLES