Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte 10 Mars 2023

Rajoni,Europa Moti-E Premte 10 Mars 2023

Territori i Kosovës do të mbizotërohet në orët e paradites nga vranësira konvektive siedhe shira ku here pas here do te jenë në formë shtërngate. Problematike situata do te paraqitet ne zonat perendimore dhe jugperendimore nga stuhite e forta te erës dhe rrebeshet e shiut. Duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të ketë ulje të ndjeshme të intensitetit të shirave si edhe rënie të temperaturave. Përsa i përket, Republikës së MV, vijon nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin KU vranesirat do të jenë dominante deri në mesdite kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe erë te fortë. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN në ndikimin e vranësirave dhe shirave POR intensiteti i tyre do te jete më i pakët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore. Zhvillimi i ciklonit të Islandës do të sjelli në gadishullin Skandinav, Britaninë e Madhe dhe në Lindje të kontinentit mbizotërim të vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të dëborës. Gjithashtu nën ndikimin e vranësirave, reshjeve të shiut dhe reshjeve të dëborës PARAQITET edhe Europa Qëndrore. PO_ashtu në dominimin e një fronti të pasur me lagështir do të jetë pjesërisht rajoni i Ballkanit, KU vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë reshje. Ndërsa Brigjet e Egjeut dhe Europa Jugperëndimore do të jenë me mot të qëndrueshëm, KU do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments