Estonia, Rumania, Lituania dhe Letonia do të ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore, njoftuan vendet të shtunën.
“Ne ftojmë të gjitha vendet e BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Në qiejt demokratikë nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor. #StandWithUkraine”, shkroi të shtunën në Twitter kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas.