Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRritje e numrit të turistëve nga Kina në Sarandë

Rritje e numrit të turistëve nga Kina në Sarandë

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma priti sot në një takim ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Zhou Ding. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e shtimit të bashkëpunimit dhe mbi angazhimet e të gjithë aktorëve dhe faktorëve për rritjen e numrit të vizitorëve nga të dy vendet, e posaçërisht të turistëve nga Kina, me destinacion Sarandën. Shtimi i fluksit të vizitorëve nga Kina nxit interesin e ndërsjellë për turizëm, falë arritjes së marrëveshjes për heqjen e vizave mes dy vendeve. Disa ditë më parë ministrja Kumbaro nënshkroi me ambasadorin Ding një marrëveshje duke ndërtuar kështu një urë të veçantë bashkëpunimi mes dy vendeve, sa i përket sektorit të turizmit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments