Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIISSH,Tatime për përmirësimin e shërbimeve

ISSH,Tatime për përmirësimin e shërbimeve

Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të forcojnë bashkëpunimin me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado dhe drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, së bashku me grupet e punës zhvilluan një takim për shkëmbimin e ndërsjellë të informacioneve. Në fokus të diskutimeve ishin zbatimi i rritjes së pagës minimale, subvencionimi i pagesës së kontributeve për disa kategori të veçanta, deklarimi i saktë dhe korrekt i listëpagesave për periudha të mëparshme dhe shkëmbimi i bazës së të dhënave. “Mbetemi të angazhuar për të siguruar përmbushjen e detyrimeve në dobi të të gjithë përfituesve”, u shpreh Hado. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments