Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMarrëveshje me 11 shtete për sigurimet shoqërore

Marrëveshje me 11 shtete për sigurimet shoqërore

Instituti i Sigurimeve Shoqërore po intensifikon bashkëpunimin ndërkombëtar, duke siguruar mbrojtjen shoqërore të qytetarëve. Drejtori i Përgjithëm i ISSH-së, Astrit Hado bëri të ditur se 1000 aplikime për shërbimet që ofrohen në kuadër të zbatimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare janë realizuar në vitin 2022, kryesisht për lidhje pensionesh, transferime, verifikime, etj. me vende të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm. Sipas tij, Instituti i Sigurimeve Shoqërore aktualisht po zbaton marrëveshje dypalëshe me 11 shtete në fushën e sigurimeve shoqërore, ndërsa janë në proces edhe 6 marrëveshje të tjera. “Jemi të angazhuar për të siguruar mbrojtjen shoqërore për qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këto vende, ndërsa po intensifikojmë përpjekjet për të shtuar numrin e shteteve me të cilat synojmë të hapim negociatat”, shprehet Hado.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments