Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITrefishohen eksportet e vezëve

Trefishohen eksportet e vezëve

Industria e prodhimit të vezëve në vend, gjatë muajit janar të këtij viti, ka shumëfishuar eksportet e vezëve në sasi dhe në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Për periudhën janar 2023/janar 2022, eksportet e vezëve janë 3-fishuar në sasi, duke arritur në 217 mijë kg. Në vlerë, eksportet u pesëfishuan, për shkak të çmimit më të lartë, duke arritur në gati 53 milionë lekë. Në 10 vitet e fundit sipas të dhënave të doganave kjo është sasia më e lartë e eksportit të vezëve për periudhën e muajit janar. Rritja e eksporteve ka nisur që muajin dhjetor 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021 eksportet janë 24 herë më të larta. Eksportet e vezëve “Made in Albania” shkojnë kryesisht në Kroaci, Greqi dhe Serbi. Industria e prodhimit të vezëve në Shqipëri po njeh rritje progresive nga viti në vit. Në vend prodhohen më shumë se 900 milion kokrra në vit. Zgjerimi i komplekseve të pularisë jo vetëm që ka rritur standardet e kësaj industrie në vendin tonë por ka shtuar prodhimin e vezëve, një pjesë e të cilave plotësojnë kërkesat e tregut të brendshëm por e edhe eksportojnë në vendet e rajonit dhe më gjerë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments