Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMiratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Fier

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Fier

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Sheq Marinas, bashkia Fier, nga shoqëria “NOVA SOLAR SYSTEM”. Centrali nuk do të jetë objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse. Sipas vendimit të qeverisë, kapaciteti i instaluar do të jetë 50 MW. Afati i pritshëm i vënies në operim të parkut fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve. Ndërsa afati i operimit do të jetë 49 vite, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit. Shoqërisë “NOVA SOLAR SYSTEM”, sh.p.k., i lind e drejta të krijojë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit një shoqëri për qëllime të veçanta, për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit fotovoltaik. E drejta për ndërtimin e burimit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 50 MW, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 3358, fshati Sheq Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier, e dhënë sipas këtyre rregullave, si dhe më shumë se 10% e kuotave të shoqërisë për qëllime të veçanta mund të transferohet te një subjekt i tretë, tërësisht ose pjesërisht, vetëm me miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Shoqëria “NOVA SOLAR SYSTEM”, sh.p.k., ose shoqëria për qëllime të veçanta ka detyrimin që të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore ose institucioneve të tjera të autorizuara informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik; të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare; të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet shoqërisë “NOVA SOLAR SYSTEM”, sh.p.k., ose shoqërisë për qëllime të veçanta dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj; t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit. Po ashtu, shoqëria ka detyrimin të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments